Automotivë Albania rikthehet në edicionin e dytë në datat 26-29 tetor në Tiranë për të gjithë ata që duan tëp ërjetojnë nga afër të ardhmen e industrisë automobile.
Automobilizmi, sot dhe nesër, historia dhe nostalgjia, prodhues e përfaqësues të industrisë, shitës e konsumatorë, aktorë e protagonistë të mobilitetit, takohen në Tiranë, për ambiciet e risitë, politikat e teknologjinë, forumet e B2B, ekspozetë dhe aktivitetet motorsportive.
“Festival of speed, Drift & Burnout Show, Dual Track Race me mjete elektrike, Supermoto, Tirana 24 Hours CrossCountry Endurance Rally Raid dhe për herë të parë… Tirana Grand Prix”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.