Monday, March 17, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTEURO 2024/Mbërrin Gjasula

EURO 2024/Mbërrin Gjasula

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet ditën e sotme në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, kuqezinjtë e ndarë në dy grupe zhvilluan një ndeshje kontrolli në “Shtëpinë e Futbollit’”. Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe ndeshjen testuese.

Të pranishëm ishin 21 lojtarë që janë paraqitur tashmë në grumbullim, ndërkohë që për të plotësuar grupin stafi teknik kishte marrë në këtë ndeshje kontrolli edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-19, që ka nisur sakaq grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit i është bashkuar dje në darkë edhe sulmuesi Myrto Uzuni. Sakaq, mesfushori Keidi Bare ka zhvilluar edhe sot stërvitje të diferencuar nga grupi. Sulmuesi Armando Broja pas një shqetësimi fizik dhe pas kontrolleve mjekësore ka kryer gjithashtu stërvitje veçmas nga grupi dhe pritet t’i bashkohet nesër ekipit.

Edhe mesfushori Klaus Gjasula ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe pritet të nisë përgatitjet me skuadrën ditën e nesërme.

Dy ditë kanë mbetur nga ndeshja me Çekinë, që do të luhet të enjten e 12 tetorit në “Air Albania”, në orën 20:45.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ