Ndërsa kanë nisur përgatitjet për mbajtjen e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, artistët shprehen të emocionuar për rikthimin në skenë. Festivali Folklorik Kombëtar do të mirëpresë publikun në Kalanë e Gjirokastrës nga data 24 qershor deri më 1 korrik. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau përmes një videoje emocionet e artistëve që për dekada me radhë janë ngjitur në skenën e festivalit, por edhe të atyre që do të ngjiten për herë të parë. “Nuk ka më mirë se të vish në Festival, të konkurrosh me brezat e rinjt, që janë kaq të talentuar”, u shpreh një artiste e cila ka performuar në skenë prej 55 vitesh. Të tjerë artistë thonë se ndjehen të lumtur se polifonia po përqafohet edhe nga të rinjtë. Një prej artistëve shpreh kënaqësinë që do të rishohë edhe një herë Gjirokastrën, njëlloj siç e kishte parë kur ishte vetëm 20 vjeç. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës fo të mbahet përgjatë këtij muaji. Tashmë ka nisur edhe ndërtimi i skenës. Parada e motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve, riteve do të shpalosen në paradën që do të zhvillohet në qytetin e gurtë. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Prej asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet. Vitet `70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur. Festivali i Gjirokastrës ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on