Saturday, July 27, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAArtistë dhe autorë të famshëm që shkatërruan punën e tyre

Artistë dhe autorë të famshëm që shkatërruan punën e tyre

Veprat e artit gjithmonë kanë qenë në qendër të sulmeve gjatë viteve por kanë qenë dhe vetë artistë dhe autorë të cilët kanë shkatërruar gjithashtu veprat e tyre me dëshirë. Ndërsa disa besonin se puna e tyre e hershme nuk ishte mjaft e mirë, të tjerët i shkatërruan veprat e tyre si një tipar i vetë veprës.

Franz Kafka – Para se të vdiste në vitin 1924, romancieri i famshëm dogji shumë nga shkrimet e tij. Kafka i kërkoi gjithashtu ekzekutuesit të tij letrar, Max Brod, që të shkatërronte çdo dorëshkrim të papërfunduar pas vdekjes së tij. Për fat të mirë, Brodi shkoi kundër dëshirave të Kafkës dhe shumë nga veprat e famshme të romancierit u botuan më pas.

Claude Monet – Pas një ekspozite në Paris në vitin 1908, piktori impresionist shkatërroi 15 nga pikturat e tij duke përdorur një thikë dhe një furçë bojë.

Banksy – Në vitin 2018, “Vajza me tullumbace” e famshme e Banksy u shit në një ankand në Londër. Korniza kishte një mekanizëm vetë grirëse edhe pse nuk funksiononte mirë, griste një pjesë të punës. Pjesa mori një emër të ri ‘Dashuria është në kosh’.

Mikelanxhelo – Skulptori italian dëmtoi veprën e tij të famshmen “Deponimi”, pasi punoi mbi të për tetë vjet. Me sa duket, artisti e bëri këtë sepse u inatos pasi shërbëtori i tij Urbino i kërkonte vazhdimisht ta përfundonte. Për fat të mirë, ‘The Deposition’ iu kalua një miku, u restaurua dhe në fund mbijetoi.

Nikolai Gogol – Babai i realizmit rus botoi romanin shumë të suksesshëm “Shpirtrat e Vdekur” në 1842. Më pas Gogol punoi për shumë vite në pjesët dy dhe tre të vazhdimit. Rënia krijuese e Nikolai Gogol e bëri atë të besonte se Zoti nuk e miratoi punën e tij. Kështu që ai kërkoi udhëzim shpirtëror nga Ati Matvey Konstantinovsky, i cili vërtet konfirmoi se puna e tij nuk ishte e kënaqshme dhe e inkurajoi romancierin rus të digjte dorëshkrimin. Gogol e bëri këtë dhe vdiq 10 ditë më vonë. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments