Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTArti i magjepsës me pika

Arti i magjepsës me pika

Arti nuk ka një përkufizim të saktë. Krijuesit më të mëdhenj të kësaj fushe ndër shekuj nuk kanë marrë guximin të japin një përkufizim të vetëm mbi artin. Kjo është tema që sjell këtë shtunë në emisionin e përjavshëm “Kriter”, gazetarja Valbona Tahiri. Arti në vete pasqyron imagjinatën, ndjenjën, mjeshtërinë e personit të caktuar në veprat e tij të cilësdo zhanër të artit që i përkasin artistët. Motrat Learta dhe Lorjeta Krasniqi, përveç prirjes për artin e pikturës, ato tani e disa muaj janë duke e sprovuar vetën në artin me pika. Learta dhe Lorjeta përveç për kënaqësinë e tyre, kanë krijuar shumë punime edhe si dhurata për të tjerët. Learta është 9 vjeç derisa Lorjeta 10 vjeçe, edhe pse të dyja së bashku po vijojnë rrugën e përvetësimit të krijimit të artit me pika, kanë dallime në përzgjedhjen e tij në aspektin e pasionit apo profesionit si e ardhme e tyre. Learta artin me pika do ta ketë vetëm pasion, derisa Lorjeta edhe profesion. Arti si fjalë përfshinë në vete, kuptimin e së bukurës, të cilën e krijon një artist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments