Saturday, March 15, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREArti i kukullave, së shpejti në galerinë GAT, në Tiranë

Arti i kukullave, së shpejti në galerinë GAT, në Tiranë

Galeria e Artit Tiranë do të sjellë së shpejti ekspozitën e veçantë të artistes e kuratores Merita Selimi, titulluar “Na ishte një herë”. Ekspozita do të vijë në bashkëpunim me Ambasadën Japoneze, e cila duke marrë rolin e ndërmjetësuesit kulturor, do të promovojë kulturën e lashtë dhe të largët japoneze, të ekspozitave të kukullave, të cilat tashmë do të mirëpriten në kulturën dhe publikun vendas dhe e vënë në dialog me historinë , traditën dhe interpretimin bashkëkohor të kukullave shqiptare. Me këtë qasje, GAT ftoi artisten dhe kuratoren Merita Selimi për të ndërtuar një ndërthurje artistike bashkë me një program edukativ shoqërues mbi Historinë e Kukullës Shqiptare. Merita Selimi përveçse një artiste bashkëkohore e afirmuar, pedagoge pranë Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Tiranës, ka punuar prej 18 vitesh pranë Teatrit Kombëtar për Fëmijë, që nga skenografia, kostumografia dhe deri tek krijimi i kukullave dhe personazheve shumë te njohur dhe të dashur për publikun tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ