Regjistrimet në arsimin profesional vazhdojnë edhe gjatë muajit shtator.
Arsimi profesional konsiderohet si rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e të rinjve në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Aktualisht po punohet për nisjen e një epoke të re në arsimin profesional me krijimin e Arsimit Profesional Dual, i cili krijon mundësi që nxënësit të mësojnë pranë sipërmarrjeve.
Si një kërkesë e vazhduar nga biznesi, Arsimi Profesional Dual, një sistem arsimor me bazë punën në biznes në mbështetje të sektorëve prioritarë ekonomikë, bazuar në modelet më të mira të vendeve të zhvilluara si Zvicra dhe Gjermania, do fillojë të implementohet nga ky vit.
Sistemi i arsimit dhe formimit profesional publik përbëhet nga 41 institucione nga të cilat 31 shkolla profesionale dhe 10 qendra formimi të cilat ofrojnë kualifikime profesionale të mesme pas të mesme dhe afatshkurtra, për të gjitha moshat