Me kalimin e moshës, qelizat e trupit humbasin gradualisht një pjesë të aftësisë së tyre për të funksionuar normalisht, sipas revistës shkencore “Nature”.
Një rol të rëndësishëm në këtë proces duket se kanë mitokondritë, strukturat brenda qelizave që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë së nevojshme për funksionimin e tyre.
Një studim i ri ka identifikuar një mekanizëm, që mund të kontribuojë në plakjen e mitokondrive.
Studiuesit zbuluan se me kalimin e moshës, pakësohet prodhimi i një molekule të quajtur fosfatidilkolinë, një lloj yndyre që është një përbërës kryesor i membranave të qelizave dhe të vetë mitokondrive.
Kur nivelet e fosfatidilkolinës bien, rrjeti i mitokondrive bëhet më i çrregullt dhe më i fragmentuar.
Si pasojë, mitokondritë duket se e kanë më të vështirë të përshtaten, kur qeliza ka nevojë për më shumë energji.





