Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTArsenali pritet të dënohet nga UEFA

Arsenali pritet të dënohet nga UEFA

Arsenali është një nga klubet që rrezikon të penalizohet për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play-t Financiar të vendosura nga UEFA. Mësohet se nga UEFA janë identifikuar 20 klube në të gjithë Europën për vitin 2021-2022, një prej të cilëve është edhe ai i Topçinjve. Megjithatë UEFA nuk ka marrë ende llogaritë përfundimtare nga këto skuadra, që do të thotë se ende nuk është i qartë se sa rrezik mund të ketë Arsenali nga moszbatimi i rregullave. Klubi anglez ka raportuar një humbje prej 213 milionë paund gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rregullat e UEFA-s lejojnë vetëm 30 milionë euro gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, organizmi qeverisës i futbollit evropian lejon që humbjet e lidhura me Covid-in dhe shpenzimet e quajtura ‘të shëndetshme’ për futbollin e femrave dhe akademinë të shlyhen gradualisht. Pavarësisht humbjeve të tyre të konsiderueshme, klubi i Londrës veriore ka shpenzuar shuma të mëdha në merkaton e fundit. Madje ata ishin shpenzuesit më të lartë në Premier ligë verën e kaluar, me 150 milionë paund për lojtarë të tillë si Ben Ëhite, Martin Odegaard dhe Aaron Ramsdale. Mikel Arteta është mbështetur gjithnjë nga drejtori teknik Edu Gaspar duke sjellë në skuadër edhe Gabriel Jesus dhe Zinchenko nga Manchester City, apo Fabio Vieira nga Porto. Sanksionet nga UEFA do të vendosen së shpejti për 10 skuadrat evropiane për shkeljen e rregullave deri në sezonin 2020-2021. Midis kluve që rrezikojnë janë edhe Barcelona, ​​PSG, Juventus, Interi dhe Roma. Rregullorja aktuale e FFP do të ndryshojë vitin e ardhshëm. UEFA do të vendosë rregulla që do të kufizojnë klubet të shpenzojnë sipas një përqindje të caktuar të të ardhurave të tyre përgjatë 12 muajve për paga, transferime dhe tarifa agjentësh. Ky kufi do të qëndrojë në 90 për qind deri në vitin 2023 e do të bjerë në 80 për qind vitin e ardhshëm, përpara se të ulet në 70 për qind nga viti 2025.https://sport.rtsh.al/artikull/arsenali-pritet-te-denohet-nga-uefa

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments