Veriu i vendit është përfshirë nga moti i keq shoqëruar me erëra të forta dhe reshje bore. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. ARRSH apelon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore
ARRSH: Borë në aksin Bogë-Qafë Thore, qarkullimi pa probleme
RELATED ARTICLES