Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREArqipeshkv Jakovi, prifti shqiptar 

Arqipeshkv Jakovi, prifti shqiptar 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shprehur kënaqësinë që mbështet Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, në këtë edicion të 17-të të tij. Në shfaqjen e filmit për të drejtat civile “Selma”, në Arkivën Kombëtare Shtetërore të Filmit Shqiptar, ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, presidenti i festivalit, Theodore Orlin, drejtori Ekzekutiv Kujtim Çashku etj. Të pranishmit panë historinë e vërtetë dhe të paharrueshme të periudhës tremujore të vitit 1965, kur Dr. Martin Luther King, Jr. udhëhoqi një fushatë për të siguruar të drejta të barabarta votimi, duke u përballur me kundërshtime të dhunshme. Marshimi epik nga Selma në Montgomery (Alabama), kulmoi me nënshkrimin nga Presidenti Lyndon Johnson të Aktit për të Drejtat e Votimit të vitit 1965, një nga fitoret më domethënëse të lëvizjes për të drejtat civile. Në përfundim të projeksionit, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se njëri nga personazhet që shfaqen në film, e pikërisht i vetmi prift i bardhë, që ecte përkrah Martin Luther King-ut, ishte një prift ortodoks shqiptar. Kjo tregon se sa afër qëndron populli shqiptar me atë amerikan. Arqipeshk Jakovi, me rrobat e tij të zeza e kapelën e gjatë, ishte një figurë shumë e dukshme në mbrojtje të të drejtave civile në Amerikë. Madje fotoja e tij, krah për krah me dr. Martin Luther King, u shfaq në gazetat e kohës, madje edhe në kopertinën e revistës “Life”. Arqipeshk Jakovi i Kishës së Bostonit, mbeti tërë jetën e tij, një aktivist i palodhur i të drejtave të njeriut dhe takoi çdo president amerikan nga Eisenhower tek Bill Clinton. http://ata.gov.al/2022/09/23/arqipeshkv-jakovi-prifti-shqiptar-ne-marshimet-e-martin-luther-king/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments