Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTArkivi i Stambollit në Tiranë

Arkivi i Stambollit në Tiranë

Mbi një milionë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët nga arkivi osman, rikthehen në atdhe, përmes pasurimit më të madh që kanë parë arkivat shqiptare ndonjëherë. Lajmin e bën të ditur drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido në një deklaratë për mediet duke theksuar se “dokumentet e marra nën zotërim në trajtë digjitale mbulojnë veprimtarinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve, përgjatë sundimit osman pesëshekullor. Mes tyre gjenden vendime dhe dekorime të personaliteteve të ndryshme, siç është kërkesa për ngritjen në grada të Mahmut Pashës; informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në hapësirën shqiptare, sikurse konflikti mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës; evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup; informacione mbi dinastitë e qyteteve shqiptare; të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe etj dhe dokumente të karakterit fetar. Bido tha se dy dhurim vjen në vazhdën e përpjekjeve disavjeçare të Arkivit shqiptar dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore. Më herët, në vitet 2015 dhe 2020, Arkivi i Stambollit ka dhuruar përkatësisht rreth 5 mijë (në vitin 2005) dhe 350 mijë fletë dokumente (në 2020-ën). Mes tyre gjendeshin urdhëresa, fermanë, të dhëna biografike të Ismail Qemalit, si edhe dokumentacion mbi Ali Pashën, një pjesë e të cilit i është dhuruar organit të kujtesës lokale, Muzeut të Tepelenës.https://ata.gov.al/2022/09/01/arkivi-i-stambollit-ne-tirane-mbi-nje-milion-dokumente-mbi-shqiptaret/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments