Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTAngelina Jolie ngre padi kundër FBI

Angelina Jolie ngre padi kundër FBI

Angelina Jolie, ylli i Hollivudit, njëkohësisht ish-bashkëshortja e aktorit të famshëm, Brad Pitt, ka ngritur një padi anonime kundër FBI-së për mosarrestimin e Pitt. Sipas medias amerikane, aktorja është identifikuar si paditësja ”Jane Doe” në një padi kundër FBI-së lidhur me Aktin e Lirisë së Informacionit, ku ajo pyet pse agjencia mbylli një hetim për sulm në vitin 2016 ndaj saj nga ana e Pitt. Jolie pohon se ai kishte sulmuar fizikisht dhe verbalisht atë dhe fëmijët e tyre. Ajo i tha një agjenti federal se Pitt ishte i çmendur dhe hipi në një aeroplan privat nga Franca për në SHBA me të dhe gjashtë fëmijët e tyre duke e akuzuar se kishte goditur disa herë tavanin e avionit duke bërtitur se ajo po shkatërronte familjen. Më pas Pitt do të sulmonte një nga fëmijët e tyre, ajo do ta mbronte atë dhe do të lëndohej në bërryl. Pastaj aktorja e akuzoi atë se i kishte derdhur birrë në një moment tjetër gjatë fluturimit. Gjashtë ditë më vonë, Jolie bëri kërkesë për divorc. Media raportoi se zëvendësprokurori amerikan u takua me agjentin federal në nëntor 2017 dhe vendosi të mos vazhdonte me padinë kundër Pitt. Jolie më pas ngriti një padi anonime kundër FBI-së me shpresën për të marrë dokumente në lidhje me hetimin federal kundër ish-bashkëshortit të saj, i cili mohoi të gjitha akuzat.http://ata.gov.al/2022/08/19/angelina-jolie-ngre-padi-kunder-fbi-se/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ