Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTAncelotti: Në ligën spanjolle ka racizëm

Ancelotti: Në ligën spanjolle ka racizëm

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tha se ka probleme të racizmit në futbollin spanjoll. Në pjesën e dytë të ndeshjes Valencia-Real Madrid të luajtur në javën e 35-të të ligës së parë të putbollit spanjoll, ngjarjet e ndodhura pasi një tifoz në tribunë iu drejtua me fjalë raciste futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior, u kthyen në agjendë ditore në vend. Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri italian i Real Madridit, Ancelotti, tha: “Nuk dua të flas për futbollin. Jam shumë i zemëruar. Është turp kjo që ndodhi këtu sot. I gjithë stadiumi e thirrën Viniciusin majmun. Liga spanjolle ka problem dhe jo Viniciusi. Ai është thjesht viktimë. Nuk mund të luash futboll kështu. Unë do të kisha thënë të njëjtat gjëra edhe nëse do ta kishim fituar ndeshjen. Ajo që ndodhi është shumë serioze”. Duke u shprehur se Vinicius Junior u ofendua gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte shumë i mërztiur, Ancelotti tha: “Kjo është një ligë me skuadra të mëdha. Por ne duhet ta eliminojmë këtë problem. Jemi në vitin 2023. E vetmja zgjidhje është ndalimi i ndeshjes. Ka një protokoll për racizmin në futboll, por zgjidhja është të ndalosh lojën dhe të shkosh në shtëpi”. Duke shpjeguar se ai foli me Vinicius Juniorin pas incidentit, trajneri 63-vjeçar tha: “E pyeta nëse donte të vazhdonte të luante. I thashë se nuk ishte ai fajtori dhe nuk duhej të shkonte. Por është shumë e vështirë për një njeri teknik të flasë për një gjë të tillë. Unë do të doja të vlerësoja lojtarin tim sipas performancës së tij, të mendoj për taktikat. Është shumë keq të mendosh se duhet të heq një futbollist për racizëm”. Ancelotti gjithashtu vlerësoi largimin e Vinicius Juniorit me karton të kuq me arsyetimin se ai goditi kundërshtarin e tij në minutat e fundit të ndeshjes, duke thënë: “Vinicius është i mërzitur sepse gjithçka që ai dëshiron është të luajë futboll. Ai po përpiqej të hiqte qafe kundërshtarin e tij në atë pozicion. Ai nuk ishte i zemëruar, ai ishte i trishtuar. Për mendimin tim, ndeshja duhet të ndërpritet në rast racizmi. Nuk ishte futbollisti ai që u çmend, ishte stadiumi. Është hera e parë që shoh një stadium që bën fyerje raciste”. Në minutën e 71-të të ndeshjes, ku Valencia mposhti Real Madridin me rezultat 1-0, futbollisti brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, e ndërpreu lojën me arsyetimin se një tifoz nga tribuna e Valencias e ofendoi atë në mënyrë raciste. Gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea, trajnerët e të dyja skuadrave dhe lojtarët u përfshinë pas kësaj tentative të Vinicius Juniorit, i cili shkoi në tribunë dhe tregoi me gisht drejt një tifozi. Ndërkohë që policia shkoi në tribunë dhe zbrazi seksionin me tifozin në fjalë, loja rifilloi pas ndërprerjes për rreth 10 minuta. Ndërsa loja u ndërpre, në stadium u bë një njoftim kundër racizmit në futboll. Incidente raciste ndaj Vinicius Juniorit gjatë sezonit në ligën spanjolle kanë ndodhur edhe më parë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments