Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAmsterdami ndalon fluturimet e natës për shkak të ndotjes akustike

Amsterdami ndalon fluturimet e natës për shkak të ndotjes akustike

Aeroporti “Schiphol” i Amsterdamit në Holandë do të ndalojë fluturimet e natës dhe avionëve privatë nga viti 2025 për shkak të ndotjes akustike. Sipas njoftimit nga aeroporti, për një transport ajror më të qetë, të pastër dhe të mirë duke filluar nga vitit 2025 nuk do të lejohet që avionët të nisen në periudhën 00:00-06:00 ndërsa gjithashtu nuk do të lejohet aterimi i tyre në periudhën 00:00-05:00. Gjithashtu në njoftim u bë e ditur se do t’u ndalohet përdorimi i aeroportit, avionëve privatë dhe modeleve që shkaktojnë shumë zhurmë. “E vetmja rrugë në kuadër të masave aktuale për të rifituar besimin e punonjësve, fqinjëve, politikanëve dhe shoqërisë është kjo”, tha Ruud Sondag, drejtor ekzekutiv i “Schiphol” duke shtuar se kanë hequr dorë nga ndërtimi i një piste të re të nisjes. Avionët privatë nuk do mund të fluturojnë Më tej në njoftim bëhet e ditur se me këtë ndalesë do të ketë 10 mijë fluturime më pak, duke tërhequr vëmendjen se 17.500 persona që jetojnë përreth aeroportit “Schiphol” do të shqetësohen më pak dhe se numri i njerëzve që kanë probleme me gjumin do të jetë 13.000 më pak. Theksohet se avionët privatë në krahasim me fluturime komerciale shkaktojnë 20 herë më shumë gjurmë karboni për person dhe se nga viti 2025 do të ndalohen plotësisht fluturimet e avionëve privatë. Reagime të ndryshme ndaj vendimit “KLM Royal Dutch Airlines” reagoi rreth vendimit me arsyetimin se “është marrë pa përfshirë kompanitë në një vendim që prek seriozisht kompanitë ajrore”. Vendimi mori mbështetjen e deputetëve të partive të gjelbër dhe të majtë ndërsa deputeti Daniel Koerhuis nga partia e kryeministrit Mark Rutte, e kritikoi vendimin duk e cilësuar si “të njëanshëm”. Grupet mjedisore në Holandë mbajtën protestë në aeroportin “Schiphol” në nëntor 2022 me kërkesën për reduktimin e numrit të fluturimeve si dhe pakësimit të përdorimit të fluturimeve ndërsa bllokuan nisjen e avionëve duke hyrë në pistën ku ndodhen avionët privatë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments