Pagesat e dëmeve në tregun e sigurimeve gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti u rritën me 7.77 % krahasuar me periudhën janar-tetor të 2022-shit. Referuar raportit të publikuar së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në periudhën janar – tetor 2023, janë paguar gjithsej 5.738 milionë lekë. Tregu i sigurimeve në Shqipëri dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike. Kjo reflektohet qartë edhe në strukturën e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorrik me rreth 3,269 milionë lekë, apo 62.67 % të totalit të dëmeve të paguara bruto. Numri i dëmeve të paguara në janar – tetor 2023 është rritur me 3 202 dhe arriti shifrën 51 958, nga të cilat 48 162 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës dhe 3 796 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
AMF: Pagesa e dëmeve në tregun e sigurimeve rritje me 7.77 %
RELATED ARTICLES