Solvency II është një kuadër rregullator evropian i krijuar për të siguruar që kompanitë e sigurimeve kanë kapital të mjaftueshëm për të përballuar rreziqet e tyre dhe për të mbrojtur klientët. Është një standard i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë e sigurimeve në Bashkimin Evropian dhe është konceptuar për të rritur transparencën, stabilitetin dhe menaxhimin e riskut në sektorin e sigurimeve.
Ky proces zhvillohet në kuadër të projektit të Bankës Botërore për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin financiar të Shqipërisë, i mbështetur nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), ndërsa trajnimet po zhvillohen nga ekspertë të “Prime Re Solution” kompani prestigjioze zviceriane në fushën aktuaristike.
Ekspertët kanë prezantuar rezultatet e ushtrimit të parë të Vlerësimit të Ndikimit Sasior, një ushtrim gjithëpërfshirës që për herë të parë teston në praktikë efektet e Solvency II mbi tregun shqiptar.
Studimi përfshin shoqëritë e sigurimit dhe synon të vlerësojë cilësinë e të dhënave, kapitalin e disponueshëm dhe kërkesat për kapital në kushte reale tregu.
Programi i asistencës për zbatimin e Solvency II po zhvillohet në pesë faza kryesore, duke ndjekur një qasje graduale për ndërtimin e kapaciteteve dhe përafrimin me standardet evropiane.





