Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAMF 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura

AMF 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura vitin e kaluar. Në publikimin e Kuvendit për raportimin e bërë nga AMF, bëhet i ditur se, “masat u morën kryesisht si rezultat i konstatimeve të dala nga analizimi i treguesve financiarë, nga inspektimet e kryera në vend nga Autoriteti, por edhe pezullime ose revokime licencash për ushtrimin e aktivitetit”.

Në tregun e sigurimeve janë marrë 20 vendime, nga të cilat 13 vendime për masa korrigjuese dhe sanksione me gjobë ndaj shoqërive të sigurimit ose personit përgjegjës, dy vendime për refuzim rishikimi ndaj kërkesave për rishikim, dy vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive të brokerimit në sigurime dhe tre vendime me heqje licence ndaj subjekteve për të ushtruar veprimtarinë e brokerimit në sigurime.

Edhe ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, janë marrë dy vendime me masa administrative. Në praktikën e institucioneve rregullatore, përmbajtja e masave administrative ndaj subjekteve të mbikëqyrura, përfshi këtu edhe vlerën e gjobës së vendosur, nuk publikohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments