Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTAlpinistët e rinj, eksplorim dhe promovim zonave të mbrojtura

Alpinistët e rinj, eksplorim dhe promovim zonave të mbrojtura

Zonat e mbrojtura në të gjithë vendin janë kthyer në një mundësi e shkëlqyer turizmi për të gjithë të pasionuarit pas natyrës edhe në këto ditë dimri. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau foto në rrjetet sociale nga vizita e një grupi të rinjsh në shtegun Alarup-Maja e Pllajës së Pusit, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Tokësor-Ujor Liqeni i Pogradecit. Tashmë në këtë shteg bora ka dhuruar një peizazh të mrekullueshëm si edhe sfida të reja. Peizazh i Mbrojtur Liqeni i Pogradecit ndodhet nga 695-2,288 m mbi nivelin e detit. Përfshin trevën përreth liqenit të Ohrit, brenda kufirit shtetëror me Maqedoninë e Veriut. Dallohet për larminë e theksuar të peizazheve, ekosistemeve dhe kontrasteve natyrore. Në përbërje të tij hyjnë Liqeni i Ohrit (sit i trashëgimisë natyrore botërore), gropa e Pogradecit, pragu i Çërravës, Mali i Thatë dhe pjesa lindore e Malësisë së Mokrës.https://ata.gov.al/2022/12/09/alpinistet-e-rinj-eksplorim-dhe-promovim-zonave-te-mbrojtura/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments