Ne duhet të stabilizojmë situatën në Kaukazin e Jugut, të arrijmë paqe të qëndrueshme dhe të garantojmë sigurinë, deklaroi sot presidenti Ilham Aliyev në fjalimin e tij në Forumin Global Mediatik me temë “Media e Re në Revolucionin e Katërt Industrial”, që po zhvillohet në qytetin azer të Shushas. Duke theksuar se Ankaraja luan një rol stabilizues, kreu i shtetit tha se “politika e Turqisë është të garantojë sigurinë rajonale, stabilitetin dhe zhvillimin. Ky rol vlerësohet shumë si në Azerbajxhan ashtu edhe përtej kufijve të tij”. ”Miqësia jonë personale me presidentin Erdogan, mendoj se tashmë është e njohur jo vetëm për rajonin, por edhe për botën. Dhe ky është një faktor me të vërtetë i rëndësishëm i zhvillimit dhe stabilitetit rajonal”, theksoi ai. ”Pas fitores në Luftën e Dytë të Karabahut, Azerbajxhani dhe Turqia zyrtarizuan de fafto marrëdhëniet ekzistuese dhe ne i ngritëm në nivelin e aleancës duke nënshkruar Deklaratën e famshme të Shushës”, tha presidenti. “Shusha është tashmë zyrtarisht një kryeqytet kulturor i Azerbajxhanit. Por, në të njëjtën kohë, Shusha është simbol i fitores sonë dhe simbol i paqes, sepse pas çlirimit të Shushës, Lufta e Dytë e Karabakut u ndal”, theksoi Aliyev. Në Forumin Global Mediatik me temë “Media e Re në Revolucionin e Katërt Industrial” marrin pjesë 150 pjesëmarrës nga 49 vende, përfshirë agjencitë shtetërore të lajmeve nga 34 vende, 12 organizata ndërkombëtare dhe mediatike. Emra të njohur të medias botërore dhe ekspertë do të diskutojnë rreth mjeteve të reja të gazetarisë dhe komunikimit në epokën dixhitale, transformimin dixhital, menaxhimin e medieve dhe modelet e qëndrueshme të biznesit të medias, tendencat e konsumatorëve dhe edukimin mediatik në mediat e reja, metodat e luftimit të dezinformimit dhe lajmeve të rreme, sigurinë e gazetarëve dhe çështje të tjera. Kjo është hera e parë që qyteti i Shushës bashkon drejtues të medieve kryesore botërore, organizatat e medieve, ekspertë të medias dhe komunikimit dhe gazetarë të njohur.
Aliyev: Të garantojmë paqen dhe sigurinë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on