Kryetari i Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi” i Tropojës. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi në një postim në rrjetet sociale. “Kisha nderin dhe kënaqësinë të prisja në Tropojë liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti. Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe udhëheqësi i proceseve progresive kombëtare”, theksoi Byberi. Kryebashkiaku Byberi u shpreh se “Ali Ahmeti nuk është vetëm “Qytetar nderi” i bashkisë së Tropojës, por nder e personalitet i shquar për të gjitha trojet shqiptare”.