Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIAlarm pas shfaqjes së bakterit listeria te kremviçet ”wurstel”

Alarm pas shfaqjes së bakterit listeria te kremviçet ”wurstel”

Vëmendja mbetet e lartë pas rritjes së rasteve klinike të listeriozës ushqimore, e regjistruar në rajone të ndryshme të Italisë për shkak të kontaminimit të ushqimeve nga bakteri listeria te kremviçet ”wurstel”. Ministria italiane e Shëndetësisë njoftoi se nga kontrollet e kryera nga grupi i punës u zbulua një korrelacion midis disa prej rasteve klinike dhe pranisë së këtij bakteri te kremviçet ”wurstel” nga mishi i pulës i prodhuar nga ferma “Tre Valli”. Prania e bakterit u konfirmua gjithashtu nga analizat e kryera nga fabrika. Kompania ka ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e konsumatorit në zbatim të parimit të kujdesit maksimal duke tërhequr produktet që kanë rezultuar pozitive dhe që janë prodhuar përpara datës 12 shtator 2022. Aktualisht po zhvillohen hetime të mëtejshme për lloje të tjera produktesh që mund të lidhen me rastet e bakterit. Nga viti 2020 deri më sot, në Itali kanë vdekur tre persona dhe janë identifikuar 66 raste klinike me listeriozë. Zbatimi i rregullave të higjienës së duarve dhe sipërfaqeve zvogëlon rrezikun e prekjes nga listerioza, një sëmundje e shkaktuar nga bakteri Listeria. Listeria monocytogenes, përgjegjëse për listeriozën, është një bakter që mund të jetë i pranishëm në tokë, ujë dhe bimësi dhe mund të kontaminojë ushqime të ndryshme si qumështi, perimet, djathërat e buta, mishi i papjekur dhe salsiçet pak të stazhionuara. Rruga kryesore e transmetimit tek njerëzit është ushqimi. Ashpërsia e simptomave varion nga format e gripit ose ato gastrointestinale, ndonjëherë të shoqëruara me temperaturë të lartë deri te format septikemike, si meningjiti ose aborti./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ