Thursday, April 24, 2025
HomeMJEDIS AKZM plan për shpalljen zonë e mbrojtur të Pashtrik-Morinë

 AKZM plan për shpalljen zonë e mbrojtur të Pashtrik-Morinë

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kanë nisur punën për hartimin e planit të shpalljes zonë e mbrojtur e Kategorisë IV (Park Natyror), të zonës Pashtrik-Morinë.

Ky plan vjen si mbështetje në vlerat e natyrës dhe të biodiversitetit që ka ekosistemi natyror Pashtrik-Morinë, sikurse dhe mbi bazën e dispozitave që rrjedhin nga ligji “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, që si objekt të tij, ndër të tjera, ka shpalljen e zonave të mbrojtura mjedisore.

Pashtriku është një mal që gjendet në Kosovë dhe në Shqipëri, me një lartësi prej 1,986 metra.

Përgjatë këtij mali kalon Lumi i Drinit të Bardhë në Kosovë. Dy të tretat e malit i përkasin Shqipërisë.

Pashtriku është i vendosur në veri-lindje të Shqipërisë, ndërsa fshati Krumë është i pozicionuar në krah të tij. Pjesa tjetër, pra një e treta e malit është në Kosovë dhe është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Kosovës, e cila është dhe park natyror.

Kjo iniciativë është ndërmarrë që në vitin 2016 me idenë e shpalljes në të dy anët e kufirit si park natyror ndërkufitar.

Në bazë të pozicionit gjeografik ky territor lidh tre zona të rëndësishme ekologjike në Shqipëri siç janë Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, Parku Nayror “Munella” dhe Parku Natyror “Korab – Koritnik”.

Zona përfaqëson një nga korridoret ekologjike më të rëndësishme për sa i përket biodiveristetit të larmishëm që ka.

Referuar territorit të propozuar zona përfaqësohet nga habitatet kullosore, habitati i pyjeve të ahut, habitati i pyjeve të dushkut dhe fletorëve të tjerë si dhe habitati shkëmbor dhe i sipërfaqeve me bimësi pyjore.

Në këtë zonë ndodhen: lule feniksi serbe (Ramonda serbica), panja e heldrahut (Acer heldreichii), zambaku shqiptar (Lilium albanicum), tulipani shqiptar (Tulipa albanica), barë pezmi gjuhëz (Achillea lingullata), qepa e bardhëme (Allium victorialis), aguliçja e vogël (Primula minima), klokëza lulemadhe, etj.

Lidhur me faunën e egër kjo zonë identifikohet si një nga korridoret ekologjike që përdoret kryesisht nga mishngrënësit e mëdhenj (ariu i murrmë, ujku dhe rrëqebulli).

Zona e Pashtrikut strehon gjithashtu një popullatë shumë të rëndësishme lakuriqësh nate në krahasim me njohuritë aktuale mbi popullatën e lakuriqëve të natës në Shqipëri dhe këto specie kërkojnë në vijimësi mbrojtje sipas legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Mbrojtja e zonës do të ndihmojë pa dyshim ruajtjen e lakuriqëve të natës në Shqipëri, me më shumë vëmendje në këtë fushë, mundësitë e mbështetjes financiare si dhe specifike veprimet që mund të zhvillohen dhe zbatohen nga popullsia lokale dhe palët e interesuara.

Duke ju referuar vlerave të larta të biodiversitet që zona mbart dhe rëndësinë si korridor ekologjik është e rëndësishme që zonës t’i jepet statusi ligjor si zonë e mbrojtur mjedisore, pasi në këtë zonë strehohen shumë lloje që janë në rrezik zhdukje dhe kërkojnë ruajtje dhe kujdes të veçantë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ