Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEAKSHI: Sulmet kibernetike s’kanë lidhje me sigurinë e sistemeve

AKSHI: Sulmet kibernetike s’kanë lidhje me sigurinë e sistemeve

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) deklaroi sot se “aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike. Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë”. Në një deklaratë për mediet, AKSH thekson se sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike. “Prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë. Siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale. Identifikimi në kohë i kërcënimeve, reagimi i shpejtë, dhe forcimi i sigurisë është një proces kompleks i cili kërkon vëmendjen e duhur dhe marrje masash të përshtatura sipas kohës dhe mënyrës së sulmeve, rast pas rasti. Sqarojmë të gjitha mediat dhe organizatat e interesit se AKSHI nuk ka asnjë lidhje me kompanitë private, apo institucionet e pavarura si Kuvendi i Shqipërisë, etj”, thuhet në njoftimin për mediet. “Ftojmë mediat që të përcjellin informacionet zyrtare, për informimin korrekt të qytetarëve, duke mos i deleguar AKSHI-t përgjegjësi që s’i përkasin, lidhur me sulmet e ndodhura drejt infrastrukturave, sistemeve dhe faqeve web që nuk administrohen prej AKSHI-it”, përfundon reagimi zyrtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments