Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAkses fermerëve në teknologjitë inovative në blegtori

Akses fermerëve në teknologjitë inovative në blegtori

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë një takimi me ekspertë të Institutit të Blegtorisë në Francë, diskutoi për implementimin e teknologjive të reja, inovative në shërbim të rritjes së prodhimit blegtoral në fermat tona. “Me ekspertët e Institutit të Blegtorisë në Francë, vëmë në jetë planin e forcimit të mëtejshëm të blegtorisë shqiptare përmes transferimit të njohurive dhe teknologjive, duke vënë në shërbim të blegtorëve dhe në eficiencë shërbimet tona me teknologji të reja, edhe duke fuqizuar më tej qendrën e blegtorisë së Korçës”, u shpreh Krifca. Ajo theksoi se, në kuadër të këtij bashkëpunimi synohet të arrihet një transformim në Qendrën e Blegtorisë së Korçës, për të konsoliduar më tej zhvillimin e këtij sektori dhe për ta bërë atë më konkurrues. “Ne duhet t’u krijojmë akses fermerëve në Sistemet e Njohurisë dhe Inovacionit në Bujqësi dhe Blegtori”, tha ajo, teksa shtoi se, një shërbim këshillimor modern dhe funksional do të ndihmojë fermerët tanë të menaxhojnë më mirë veprimtarinë e tyre, të shtojnë prodhimin, të rrisin cilësinë, të jenë më konkurrues dhe rrjedhimisht që sigurojnë më shumë të ardhura. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) vitin e fundit ndërmori një reformë të qenësishme për përmirësimin e shërbimit këshillimor publik në Shqipëri. Reforma, me krijimin e 4 Agjencive të reja Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB), duke synuar t’i përgjigjet, në formë sa më efikase, nevojave të një sektori në rritje të vazhdueshme. Krijimi i AREB-eve përmirëson fokusin drejt shërbimit këshillimor dhe synon rritjen e ndërveprimit me Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) duke ofruar një shërbim sa më cilësor ndaj fermerëve dhe aktorëve të tjerë të interesuar. Ndërsa sot MBZHR synon t’i përafrojë këto agjenci me praktikat dhe modelet më të mira dhe të avancuara europaine, që kontribuojnë në sektorin rural.https://ata.gov.al/2022/09/28/akses-fermereve-ne-teknologjite-inovative-ne-blegtori/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments