“Hani i Xheblatit”, një bujtinë e ndërtuar e gjitha në gur e dru në Beratin mijëravjeçar, në zemër të Mangalemit, tani është një atraksion i veçantë turistik. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga kjo bujtinë, e cila veç të tjerave ofron nga dritaret pamjen e bukur të lagjeve historike Goricë dhe Mangalem. Edhe më herët, kryeministri Rama ka ripërsëritur thirrjen drejtuar të rinjve të mos emigrojnë, por të investojnë në agroturizëm, ndërsa i ka siguruar për mbështetjen e plotë të qeverisë. Aktualisht, mbështetja për agroturizmin dhe programi i “100 Fshatrave” kanë nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale. Nëpërmjet programit mbështetës të zhvillimit rural synohet evidentimi i produkteve lokale tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar. Mbështetja financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e kapaciteteve prodhuese, plotësimin e standardeve dhe siguruar cilësi, për të mundësuar që këto produkte të gjenden kudo. Në të njëjtën kohë fuqizohen zonat rurale, nëpërmjet orientimit të investimeve në këto zona.https://ata.gov.al/2022/09/28/hani-i-xheblatit-atraksion-i-vecante-ne-zemer-te-mangalemit/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on