Puna e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për monitorimin e impianteve hidroenergjetike në fazë prodhimi të energjisë, vazhdon në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat, pavarësisht kushteve atmosferike.
AKBN bën me dije se, gjithashtu ka vijuar edhe shpërndarja e certifikatave vjetore të monitorimit në bashkëpunim me prodhuesit e energjisë së pastër nga hidrocentralet.
Gjatë këtij procesi janë vlerësuar kushtet fizike të strukturave dhe janë dhënë rekomandimet e duhura për përmirësimin e tyre atje ku është vlerësuar e nevojshme.