Në Forumin e Revolucionit të Gjelbër të Afrikës i cili u mbajt në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, dhe i cili është një prej takimeve më të mëdha të Afrikës për bujqësinë, u publikua “Raporti i Situatës së Bujqësisë së Afrikës 2022” Për më shumë prodhim në sektorin e bujqësisë në kontinentin e Afrikës, ka nevojë për 257 miliardë dollarë në vit, tregoi një raport i posapublikuar. Në Forumin e Revolucionit të Gjelbër të Afrikës i cili u mbajt në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, dhe i cili është një prej takimeve më të mëdha të Afrikës për bujqësinë, u publikua “Raporti i Situatës së Bujqësisë së Afrikës 2022”. Në raport theksohet se për forcimin e sektorit të bujqësisë në kontinent dhe për të marrë më shumë prodhim, nevojiten 257 miliardë dollarë në vit. Sipas raportit, nga sektori i bujqësisë nuk mund të merret prodhim i mjaftueshëm për shkak të kushteve të klimës, problemeve të transportit dhe mangësive teknologjike që vazhdojnë në shumë vende të Afrikës. Në anën tjetër, në raport paralajmërohet se kontinenti mund të përballet me krizë ushqimore në përmasë të gjerë nëse nuk merren masa. Në raport, ku tërhiqet vëmendja mbi ndryshimet klimatike dhe krizën ushqimore, liderëve afrikanë u bëhet thirrje që kundër krizës ushqimore në kontinent të marrin urgjentisht masa në mënyrë të koordinuar në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Krahas liderëve të shumë shteteve, në forum, i cili këtë vit u mbajt për të 12-tën herë, morën pjesë edhe drejtues të kompanive shumëkombëshe dhe u diskutua e ardhmja e bujqësisë në kontinent. Forumi, që u mblodh me temën “Përgatit. Rrit. Shpërble. Veprime të Guximshme për Sistemet Ushqimore Rezistente”, do të vazhdojë deri më 9 shtator dhe do të diskutohen gjerësisht shumë çështje, nga farërat te punësimi, nga politikat e bujqësisë e deri te tregtia rajonale. Krahas Unionit Afrikan dhe vendeve anëtare të tij, në mesin e kryesuesve në forum janë të pranishëm edhe kompani si Fondacioni Bill Gates, Fondacioni Rockefeller dhe prodhuesi i pesticideve Bayer.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616418