Adrian Paci,në Bienalen e Venecias

0
4

Seria “Leksionet e ngrënies” është gati të nisë në Pavijonin Shqiptar në Bienalen e Venecias. Eventet do të zhvillohen përgjatë 3 ditëve, 15-17 shtator. Në temën e tretë “Objekt-Subjekt” do të bashkohet edhe artisti Adrian Paci për të diskutuar se si arti sfidon dallimet midis objektit dhe subjektit. Adrian Paci është një regjisor dhe artist që jeton dhe punon në Milano. Ka dy aspekte të rëndësishme në praktikën e tij artistike. E para është procesi i transformimit të vazhdueshëm, pjesë e të cilit janë të gjithë në shoqëri. E dyta është çështja se çfarë mbetet pas gjithë këtyre transformimeve. Puna e Pacit shpesh gjendet në mes të këtij tensioni të brishtë. Puna e tij mund të përshkruhet si një ruajtje e së shkuarës që ka kaluar në një proces transformimi, por që mund të na lejojë ende të imagjinojmë të ardhmen.