Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE“Adobe”, 20 miliardë dollarë për blerjen e “Figma”

“Adobe”, 20 miliardë dollarë për blerjen e “Figma”

Komisioni Evropian po heton ofertën prej 20 miliardë dollarësh të gjigantit të softuerit “Adobe” për blerjen e platformës së dizajnit të internetit “Figma”, për të shmangur çrregullimin e tregjeve globale dhe mbylljen e kompanive rivale. Autoriteti me qendër në Bruksel tha se kishte shqetësime se transaksioni mund të ulë konkurrencën në tregjet globale për furnizimin e softuer-it ndërveprues të dizajnit të produkteve dhe mjeteve të krijimit të aseteve digjitale. Krijuesi i “Photoshop” dhe “Illustrator”, “Adobe” njoftoi shtatorin e kaluar se do të blinte kompaninë amerikane “Figma”, e themeluar në vitin 2012 dhe e specializuar në mjetet softuerike bashkëpunuese për krijimin e dizajneve të web-it. “Adobe” ka nënshkruar kontrata me klientë si “Airbnb”, “Slack” dhe “Netflix”. Komisioni ka për detyrë të shqyrtojë bashkimet dhe blerjet e kompanive, shitjet e të cilave mund të tejkalojnë kufijtë e caktuar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ