Wednesday, April 23, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAADN-ja e një oktapodi jep të dhëna për shkrirjen e akullit të...

ADN-ja e një oktapodi jep të dhëna për shkrirjen e akullit të Antarktidës 120 000 vjet më parë

Një studim i ADN-së së një oktapodi ka zbuluar se një shtresë akulli në Antarktidë ka të ngjarë të jetë shembur 120 000 vjet më parë në temperatura të ngjashme me ato të sotme, thonë shkencëtarët. Shkencëtarët australianë dhe nga Zelanda e Re krahasuan profilet gjenetike të oktapodit të gjetur në detet Weddell, Amundsen dhe Ross në Oqeanin Jugor në Antarktidë dhe gjetën lidhje gjenetike që daton nga periudha e fundit ndërglaciale – një periudhë midis 130 000 dhe 115 000 vjet më parë e karakterizuar nga një klimë më e ngrohtë se sot, me një nivel më të lartë të detit global dhe shtresa më të vogla akulli. Sipas studimit, të botuar në revistën ”Science”, gjetja ndihmon në përgjigjen e pyetjes së debatuar gjatë nëse Akullnaja e Antarktidës Perëndimore (WAIS) u shemb gjatë asaj periudhe. “Kjo lidhje gjenetike do të ishte e mundur vetëm nëse një kolaps i plotë i WAIS do të ndodhte gjatë Interglacialit të Fundit, duke hapur rrugë detare që lidhin detet e sotme Weddell, Amundsen dhe Ross”, tha në një deklaratë të premten udhëheqësi i studimit Jan Strugnell nga universiteti ”James Cook” i Australisë. “Kjo do të kishte lejuar oktapodin të udhëtonte nëpër ngushticat e hapura dhe të shkëmbente materialin gjenetik, të cilin ne mund ta shohim në ADN-në e popullatave të sotme”, tha Sally Lau, një studiuese postdoktorale. Strugnell tha se periudha e fundit ndërglaciale ishte një periudhë kur “temperaturat mesatare globale ishin 0,5-1,5 gradë Celsius më të ngrohta se nivelet paraindustriale dhe niveli global i detit ishte 5-10 metra më i lartë se sot”. “Ajo që e bën WAIS-in të rëndësishëm është se është gjithashtu kontribuesi aktual më i madh i Antarktidës në rritjen e nivelit global të detit. Një kolaps i plotë mund të rrisë nivelet globale të detit me diku midis 3-5 metra”, tha ajo. “Të kuptuarit se si ishte konfiguruar WAIS në të kaluarën e afërt, kur temperaturat globale ishin të ngjashme me sot, do të na ndihmojë të përmirësojmë parashikimet e ardhshme të rritjes së nivelit global të detit”, vazhdoi Strugnell.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ