Është çelur në Galerinë FAB ekspozita e piktorit të mirënjohur Gazmend Leka. Ekspozita e cila titullohet “Abel”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit tetor. Ekspozita i kushtohet Kosovës dhe siç shprehet vetë autori, ““Abel” i dedikohet konfliktit të fundit në Shqipërinë e Epërme, në Kosovë, në oborrin e shtëpisë sonë”. Përurimi i ekspozitës, në Galerinë FAB, mblodhi shumë dashamirës të artit, piktorë, artistë e qytetarë. Mes tyre ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës, në Tiranë, Skënder Durmishi. “Në katër dekada krijimtari të vrullshme, mund të konstatojmë lehtë, që pakkush si Gazmend Leka ka shkuar kaq larg në udhëtimin drejt dhomave më të errëta të qenies”, shkruan kuratori i kësaj ekspozite, Ermir Hoxha. Në Galerinë FAB, çdo vjeshtë, Gazmend Leka sjell ekspozitën e tij më të fundme. “Kësaj here, në qendër të saj, lartohet pikërisht mëkati. Aty Kaini është ngritur vërtik në ajër. E aty qëndron. Me forcë maksimale sfidon ligjet e gravitetit, ndërsa në duar shtrëngon hanxharin shkëlqyes. E kur të godasë – sepse do godasë me patjetër – do derdhë sërish gjakun e pafajshëm. E ai fillimisht do të jetë i kuq, më pas në errësirë do shfaqet thjesht si një pellg i zi”, shkruhet në materialin me të cilin kuratori shoqëron veprat e ekspozuara të Gazmend Lekës.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on