Mesdheu është padyshim një nga destinacionet turistike më të njohura në Evropë i cili tërheq çdo vit miliona vizitorë, sipas një artikulli të botuar në revistën meksikane “A21”, (a21.com.mx). Pikat e nxehta gjithnjë e më tërheqëse të Mesdheut juglindor ofrojnë një ndërthurje plazhesh të bukura, disa prej të cilave mund të rivalizojnë rërën e bardhë të Karaibeve, mrekullitë e një bote antike dhe një kuzhine të shkëlqyer! Nëse kërkoni një arratisje të veçantë, autentike dhe jo pushime tradicionale vizitoni destinacionin e ri të Ballkanit, Shqipërinë e cila ofron pamje mahnitëse të plazheve dhe çmime të përballueshme! Komisioni Evropian i Udhëtimeve konfirmoi në fillim të vitit 2023 se rritja më e madhe e numrit të turistëve është regjistruar në Shqipëri, një rritje prej 277% këtë verë krahasuar me 2013, e ndjekur nga Greqia me 147%, Turqia me 114% dhe Kroacia me 104%. Shqipëria ofron një kombinim të plazheve të bukura, vendeve kulturore historike dhe kuzhinës tradicionale dhe të huaj. Gjatë viteve të fundit është parë një rritje e popullaritetit në Rivierën Shqiptare, falë plazheve unike me rërë të bardhë, ujërave bruz dhe qyteteve mesjetare.
“A21”: Shqipëria, destinacioni i preferuar i miliona vizitorëve
RELATED ARTICLES