Në 50-vjetorin e vdekjes së tij, një grup i tretë ekspertësh do të përpiqet të përcaktojë nëse një toksinë, e gjetur në mbetjet e çmimit Nobel për Letërsia të vitit 1971, ishte shkaku i vdekjes së poetit më të njohur kilian, Pablo Neruda. Ai vdiq më 23 shtator 1973, dy javë pas grushtit të shtetit, që përmbysi qeverinë e Salvador Allendes (1970-1973). Pesë vjet më parë, grupi i dytë i ekspertëve kishte vërtetuar se Ricardo Neftali Reyes (emri i vërtetë i Nerudës) nuk kishte vdekur nga kanceri i prostatës që e kishte prekur dhe për të cilin ishte larguar nga ambasada në Francë për t’u tërhiqur në Isla Negra dhe për të përfunduar shkrimin e kujtimeve të tij ”E pranoj se kam jetuar”. Në fakt, specialistët kishin zbuluar një toksinë në një molar, të quajtur Clostridium botulinum, thënë ndryshe më i njohuri nga toksina botulinike që prodhon klostridin, që konsiderohet si mikroorganizëm përgjegjës për botulizmin. Gjyqtarja kiliane për çështjet e të drejtave të njeriut, Paola Piazza, kujtoi së fundmi se laboratorët e specializuar për studimet e gjenomikës bakteriale janë porositur për të zbuluar nëse ai ishte një bakter i rritur në laborator. ”Ekipi i ri i ekspertëve duhet të sqarojë rrethanat në lidhje me zbulimin e Constridium botulinum në eshtrat e poetit”, theksoi ajo. Trupi i autorit të ”Njëzet poezi dashurie” u zhvarros më 8 prill 2013 në plazhin e Isla Negrasm ku Neruda prehet pranë Matilde Urrutia, bashkëshortja e fundit. Pesëdhjetë vjet më parë versioni zyrtar i vdekjes së Nerudës fliste për kancerin e prostatës, edhe pse gjendjen e tij fizike nuk linte dyshime që mund të çonin në vdekjen e afërt. Ndaj sot, dyshohet fort se Neruda mund të jetë vrarë nga regjimi i gjeneralit Augusto Pinochet. Koordinatori Kombëtar i Gjykatës Supreme të Kilit për të Drejtat e Njeriut, Mario Carrozza theksoi se “ne duhet t’i japim fund një hetimi që na duket se ka qenë transcendental duke qenë se në këtë rast ka prova që lejon panelin e tretë të ekspertëve për të përcaktuar nëse një substancë mund të jetë ose jo vendimtare për vdekjen e Pablo Nerudës”. ATSH
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on