A e dini se Rrezatimi diellor dhe diellzimi ?!

0
111

Klima mesdhetare e Shqipërisë bën të mundur që territori shqiptar të ketë një numër të madh të ditëve me diell gjatë verës dhe dimër të shkurtër me reshje të bollshme. Bazuar në  matjet dhe studimet e Institutit Hidrometeorologjik, mbi vlerësimin e shpërndarjes territoriale të rrezatimit diellor dhe kohëzgjatjen e rrezeve të diellit rezulton se Shqipëria zotëron një potencial energjetik diellor të konsiderueshëm. Në shpërndarjen territoriale të rrezatimit diellor (Figura 6) pjesa më e madhe e territorit (rreth 90% e tij) ka një rrezatim diellor vjetore mbi 2200 kWh/m2, përjashtim bën një zonë të ngushtë me shtrirje veri-verilindore ku rrezatimi shkon nga 1700 – 1185 kWh/m2 në vit.