Kajsitë janë praktikisht një bashkësi përbërësish ushqimorë, të përmbledhur në një “paketim” me ngjyrë dielli. Çfarë ofrojnë? Dy kajsi në madhësi të mesme kanë rreth 1 ½ fibra, 1 348 vitamina A, 766 Ius beta – karoten, 181 mg potasium dhe 13 mg phytosterole, kimikate bimore që sjellin shumë përfitime në shëndet. Përmbajtja e tyre në beta– cryptoxsanthin, pjesëtare e familjes së carotenoidëve, duket se i bën një antioksidant të fortë, që ul rrezikun ndaj kancerit të mushkërisë dhe zorrës së trashë. Fruti i kajsisë erdhi për herë të parë nga Kina, ku është kultivuar për më shumë se 4 000 vjet. Sipas legjendës ky frut u soll më pas në Perëndim nga Aleksandri i Madh. Shumica e kajsive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rriten në Kaliforni, por ka dhe shumë varietete që vijnë nga Lindja e Mesme dhe e Afërt, sidomos nga Turqia.
A e dini se Kajsite ?!
RELATED ARTICLES