Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAKurti : Serbia po bën spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Luginë

Kurti : Serbia po bën spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Luginë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takim me zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick theksoi përkushtimin e lartë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe përkushtimin e qeverisë ndaj sundimit të ligjit.

Kurti e njohu mysafiren me politikat dhe masat mbështetëse të qeverisë për komunitetet joshumicë dhe grupet e margjinalizuara. Kryeministri po ashtu i ka shpjeguar se masat e punësimit të qeverisë, duke përfshirë ato për gratë dhe të rinjtë, kanë kontribuar në një rritje të punësimit prej 20% në tre vjet qeverisje.

“Kurti tha se demokracia dhe zhvillimi shkojnë krah për krah dhe në këtë drejtim theksoi rezultatet e qeverisë gjatë tre vjetëve të fundit në fushën e sundimit të ligjit, siç është konfirmuar nga Indeksi i Sundimit të Ligjit të organizatës ndërkombëtare ‘World Justice Project’, i cili në 2022 e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në të gjithë botën për përmirësim në sundimin e ligjit, pastaj në luftimin e korrupsionit, siç dëshmohet nga përmirësimi për 21 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, në progresin demokratik siç evidentohet nga Instituti V-Dem që na rëndit të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e demokracisë elektorale, si dhe përparimin në të drejtat civile dhe liritë politike, sipas Raportit të Freedom House të vitit 2023 që gjithashtu na renditë të parët në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Në këtë takim, Kurti i shprehu zëvendësndihmëssekretares shqetësimin e tij në lidhje me spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve që po ndodh në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga autoritetet e Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ