Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel, 12 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Diel, 12 Maj 2024

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë. Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë në të gjithë  republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten  përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; më të theksuara  vranësirat do të jenë në zonat në kufi me Shqipërinë duke sjellë momente me pika shiu. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 5° C në qytetin e Tetovës POR mesdita sjell rënie të tyre duke regjistruar vlerën makismale deri në 21°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimor

Kalimi i një sistemi frontal nga poli i veriut drejt brigjeve Veri-Verilindje të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Veriore dhe atë Lindore; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi ere do të përfshijnë ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën Qëndrore NDERSA gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe gadishulli Iberik; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments