Një orë xhepi prej ari, që u gjet në trupin e njeriut më të pasur të ”Titanic”-ut, u shit 1,48 milionë dollarë. Ora iu shit një koleksionisti privat në Shtetet e Bashkuara në ”Henry Aldridge & Son”, në Devizes, Wiltshire, për shumën më të lartë ndonjëherë për relikeve të ”Titanic”-ut, thanë organizatorët. Para ankandit, ora mendohej të shkonte deri në 200 000 dollarë. Shuma e mëparshme më e lartë e paguar për artefaktet e anijes ishte 1,2 milionë dollarë, për një violinë. ”112 vjet më vonë, ne ende po flasim për anijen, pasagjerët dhe ekuipazhin. Çdo burrë, grua dhe fëmijë kishte një histori për të treguar”, thanë organizatorët e ankandit.
Një orë e ”Titanic”-ut shitet për 1,5 milionë dollarë
RELATED ARTICLES