Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAZbulohet gjeni që ul rrezikun e zhvillimit të Alzheimer-it deri në 70%

Zbulohet gjeni që ul rrezikun e zhvillimit të Alzheimer-it deri në 70%

Është zbuluar një gjen që ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer deri në 70%, shkruan Corriere della Sera.it. Studimi u publikua në revistën Acta Neuropathologica, i kryer nga Universiteti i Kolumbias (Nju Jork) ku përfshihen 11 mijë persona. Varianti mbrojtës i identifikuar gjendet në një gjen që prodhon fibronektinën, një komponent i barrierës gjak-tru, një membranë që rrethon enët e gjakut të trurit dhe kontrollon lëvizjen e substancave brenda dhe jashtë trurit.

Zbulimi i variantit mbrojtës, i cili për rrjedhojë duket i lidhur me aftësinë më të mirë për të pastruar trurin nga toksinat përgjatë barrierës gjaku-truri, mbështet prova në rritje se enët e gjakut të trurit luajnë një rol të rëndësishëm në sëmundjen e Alzheimerit dhe mund të hapin një drejtim të ri në terapeutik.

“Ne mund të jemi në gjendje të zhvillojmë lloje të reja terapish që imitojnë efektin mbrojtës të gjenit për të parandaluar ose trajtuar sëmundjen”, theksoi Caghan Kizil, bashkëdrejtues i studimit që identifikoi variantin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments