Me iniciativën e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Punësimit, Aftësimit dhe Sigurimeve Shoqërore (MEKI – Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit) dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, si dhe përfaqësuesit e KfW dhe të Bashkëpunimit Zvicerian për Zhvillim, është krijuar “Dritare Unike” vetëm për Shqipërinë me një vlerë prej 10 milionë euro.
Në thirrjen e tretë janë shpallur 10 konsorciume fituese, nga të cilat 7 Institucione publike të arsimit dhe formimit profesionale, të cilat përfitojnë fondin 5,390,834 Euro: Shkolla Profesionale “Hamdi Bushati”, Shkodër; Shkolla Porofesionale “Karl Gega”, Tiranë; Shkolla Profesionale “Hermann Gmeiner”, Tiranë; Shkolla Profesionale Tregtare, Vlorë; Shkolla Profesionale Teknike, Korçë; Shkolla Profesionale “Beqir Çela”, Durrës dhe Drejtoria e Formimit Profesional Publik, Elbasan.
Gonxhja tha se “nëpërmjet këtyre projekteve dhe financimeve, shkollat profesionale dhe qendrat publike të formimit profesional plotësojnë një pjesë të nevojave të tyre që janë të lidhura me infrastrukturën, pajisjet/laboratorët apo trajnimet e stafeve drejtuese dhe mësimdhënëse, duke hapur rrugën për zhvillim të arsimit dhe bashkëpunimit me sektorin privat e duke rritur mundësitë e punësimit sipas standardeve më të larta të kualifikimit”.