Saturday, September 21, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Martë,9 Prill 2024

Rajoni,Europa Moti-E Martë,9 Prill 2024

Republika e Kosovës do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zona veriore dhe veriperëndimore POR nuk priten reshje. Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në mëngjes edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë C vlera më e ulët deri në 24 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent juglindor.

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të pakta KU më ët dukshme vranësirat do të paarqiten në; zonat veriroe dhe verilindore. NDERSA gjatë pasdites dhe në vijim vranësirat do të largohen gradualisht duke ri-kthyer moti e kthjellët në të gjithë MV. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR mbeten të pamdryshueshme në vlerat makdsimale duke u luhatur nga 3°C deri në 26°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë mesatare; me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN gadishulli i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të presionit të lartë atmosferik NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme KU vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht; Ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere KU problematike situata do të jetë në Britani, Francë Hollandë e Belgjikë. Ndërsa gadishulli Skandinav do të dominohet nga reshje dëbore dhe temperatura të ulëta

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments