Investimet e huaja direkte shënuan trend rritës gjatë vitit 2023, duke e mbyllur nëntëmujorin në nivelin 1.1 miliard euro, me rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, rreth një e pesta e tyre i përkasin sektorit të pasurive të paluajtshme, që janë kryesisht blerje pronash nga të huajt. Më pas renditet energjetika dhe industria nxjerrëse dhe në vend të tretë janë aktivitetet financiare, që janë kryesisht rritje e kapitalit të bankave, si rrjedhojë e kërkesave rregullatorr të Bankës së Shqipërisë. Shifrat e lartë reflektojnë praninë e investimeve të mëdha e cilësore që sjellin vlerë të shtuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe të ardhura në ekonominë shqiptare, që ka ruajtur trendin e rritjes së qëndrueshme, thekson BSH-ja.
BSH: Investimet e huaja u rritën në 1.1 miliard euro në 9-mujorin 2023
RELATED ARTICLES