Turizmi i Kujtesës dhe krijimi i pavijoneve të dedikuara në panairet ndërkombëtare ishte një nga idetë e reja, e cila u promovua gjatë Panairit më të madh të Turizmit ITB Berlin, me qëllim mbrojtjen e kujtesës kolektive, kundër luftës dhe shkatërrimit që ajo mbjell. “Së bashku me Ukrainën për Turizmin e Kujtesës. Pandemia e Luftës, një kërcënim real për turizmin”, u titullua aktiviteti i organizuar në mjediset e ITB Berlin nga Dritan Gremi, një nga nismëtarët e turizmit shëndetësor në Shqipëri në bashkëpunim me Mariana Oleskiv, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Turizmit në Ukrainë. Në këtë aktivitet u evidentua edhe një projekt për të identifikuar dhe ndërtuar një rrjet të vendeve të luftës, që do të kthehen në pika të vizitueshme për turistët, për të treguar pasojat e luftës dhe të vërtetën e saj. “Si vend ne e ndiejmë suport nga shumë shtete, por ata që kanë një kuptim më të mirë të asaj që po ndodh janë vendet që kanë jetuar nën regjimin komunist”, tha Oleskiv.
“Së bashku me Ukrainën për Turizmin e Kujtesës”
RELATED ARTICLES