Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik “Strategjinë Kombëtare të Agroturizmit”, një plan i detajuar me masa e aktivitete për forcimin e njësive agroturistike, drejt zhvillimit rural të qëndrueshëm. Ky dokument i rëndësishëm, mbështet agroturizmin përmes zbatimit të një qasjeje të integruar të kohezionit territorial përmes zhvillimit të prodhimit, punësimit cilësor të të rinjve, zinxhirëve të shkurtër të vlerës dhe fuqizimin e produkteve tradicionale, si vlerë e identitetit të zonave rural bujqësisë, duke siguruar një ndikim pozitiv në mirëqenien e komunitetit rural. Dy prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Agroturizmit janë: Përmirësimi i ofertës së agroturizmit të certifikuar dhe ruajtja e kapitalit vendas dhe njerëzor përmes zhvillimit të qëndrueshëm.