Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREHoxha: Këshilli i Sigurimit e vendosi Shqipërinë në hartën globale

Hoxha: Këshilli i Sigurimit e vendosi Shqipërinë në hartën globale

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, në kohën kur Shqipëria drejtonte Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha tha se, një nga arritjet më të mëdha, në këtë mandat është se për herë të parë vendi ynë hyri në hartën globale dhe se ishte një mundësi për të shpalosur pozicionin e Shqipërisë për shumë çështje që kanë të bëjnë me paqen dhe sigurinë globale. “Shkuam sepse mendonim se ishim mjaftueshëm të pjekur për të marrë më shumë përgjegjësi. Kemi arritur në pikën që kemi mundësinë të kontribuojmë.

Të bashkojmë forcat tona për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë”, tha Hoxha. “Këshilli i Sigurimit e vendosi Shqipërinë në hartën globale. Për herë të parë Shqipëria hyri në hartën globale. Kjo ka qenë një nga të veçantat dhe një arritje në këshillin e Sigurimit, ishte mundësi për të shpalosur pozicionin e Shqipërisë për shumë çështje, globale. Shqipëria ka qenë e përfshirë në çdo lloj çështjeje që ka të bëjë me paqen dhe sigurinë që ka të bëjë në të gjithë globin, e kemi pasur shumë të lehtë pasi politika jonë e jashtme e ka të parashikuar”, theksoi Hoxha. “Elementi tjetër ka të bëjë me imazhin e vendit. Kam bindjen se gjatë këtyre dy viteve ka ndikuar për ta bërë Shqipërinë me të njohur”, shtoi Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments