Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “rekrutimi në Forcat e Armatosura të Shqipërisë është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë t’i shërbejnë vendit dhe të zhvillojnë një karrierë dinjitoze në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.
Peleshi nënvizoi se, rekrutimi në Forcat e Armatosura përfshin kushte pagese dhe trajnimi si asnjëherë më parë. Peleshi ndau edhe linkun ku të interesuarit mund të gjejnë informacione të rëndësishme për kriteret e aplikimit, procesin e përzgjedhjes dhe kontaktet e nevojshme.