Vjosa si lumi i fundit i egër në kontinentin e vjetër që e bën atë mbretëreshën e lumenjve të Evropës. Agjencia Kombëtare e Turizmit solli në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga lumi i Vjosës përmes fotografisë fituese në “Wanderlust in Albania”. Fotoja është një nga mënyrat e zbulimit të bukurisë mbresëlënëse të peizazhit rrotull Vjosës – lumi i fundit i egër i Evropës, tashmë Park Kombëtar i mbrojtur. Ngjyrat e Vjosës vijojnë nga fotografi i talentuar Bleron Çaka, një nga konkurentët fitues në kategorinë peizazhe të Konkursit Ndërkombëtar të Fotove dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania”.