Nga liqeni dhe lumi Buna te malet, peizazhet e mrekullueshme dhe mikpritja tradicionale, Shkodra vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët e vlerësojnë si një destinacion që ofron natyrë, aventurë dhe përvoja të veçanta.

Bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore dhe mundësitë për aktivitete në natyrë e bëjnë Shkodrën një pikë tërheqëse për vizitorët që kërkojnë të zbulojnë Shqipërinë përtej destinacioneve tradicionale bregdetare.