Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREHolandezët festojnë ngjarjen unike

Holandezët festojnë ngjarjen unike

Amsterdami ka hapur zyrtarisht sezonin e tulipanëve me një festë madhështore për Ditën Kombëtare të Tulipanëve. Me këtë ngjarje unike, holandezët festojnë nisjen e sezonit të kësaj luleje. Çdo vit, sheshi qendror i qytetit ka mirëpritur mijëra vizitorë nga e gjithë bota që shohin lulen e mrekullueshme për të cilën njihet edhe Holanda. Me rastin e kësaj dite, kultivuesit e tulipanëve krijuan një kopsht të mbushur me mijëra tulipanë shumëngjyrësh. Këtë ditë gjithkush mund të marrë një tufë tulipanësh falas në sheshin e Amsterdamit. Secili nga vizitorët mund të zgjedhë vetë lulet në kopshtin e ngritur posaçërisht për këtë ditë. “Mendoj se janë shumë të bukura dhe duke pasur parasysh temperaturat e ulëta dhe është shumë bukur të çosh lule shumëngjyrëshe në shtëpi”, – u shpreh një nga të pranishmit. Çdo vit, holandezët festojnë Ditën Ndërkombëtare të Tulipanëve të shtunën e tretë të muajit janar. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments